Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa: Qeveria e Kurtit po thellon krizën ekonomike në Kosovë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka akuzuar Qeverinë Kurti se po e thellon krizën ekonomike në vend duke neglizhuar rritjen e çmimit të naftës, gjë e cila po ndikon rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve tjera.

Deputeti Mustafa, në një konferencë për media, tha se prioritet i kësaj qeverie të papërgjegjshme është vetëm mbledhja e taksave me çdo kusht, të cilat ruhen për t’u përdorur si shtesa dhe subvencione në kohë fushatash.

Mustafa theksoi se pas rritjes së çmimeve në vitin 2022, Kosova nuk mund të përballojë edhe një valë tjetër të varfërimit të qytetarëve të saj.


- Advertisement -

PDK ka kërkon ulje të menjëhershme të taksave për derivatet e naftës, në mënyrë që çmimi të reflektojë realitetin ekonomik të qytetarëve dhe jo vetëm interesin fiskal të shtetit.


- Advertisement -