Visar Azemi nga LDK: Presidentja Vjosa Osmani mund të jetë bartëse e listës së partisë në zgjedhjet e ardhshme

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i është përgjigjur raportimeve se presidentja Vjosa Osmani do të jetë bartëse e listës së LDK-së, në qoftë se vendi shkon në zgjedhje.

Në një konferencë për media, Azemi tha se nuk ka qëndrim mbi këtë çështje, teksa shtoi se LDK është ende në pritje të një verdikti nga Gjykata Kushtetuese. “LDK është e gjithë qytetarëve, andaj kushdo që do të jetë pjesë e saj, e kanë derën hapur”, u shpreh ai para mediave.

Megjithatë, ai shtoi se partia nuk e ka diskutuar çështjen e Osmanit si bartëse të listës së saj.


- Advertisement -


- Advertisement -