Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani: Deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë liri të mendojnë apo të veprojnë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, gjatë fjalës së tij sot në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar lidhur me situatën dhe qëndrimet e deputetëve të Vetëvendosjes.

Ramadani ka deklaruar se deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë liri të mendojnë, të shprehen apo të veprojnë, duke ironizuar situatën brenda kësaj partie. “Duhet të lutemi për lirinë e deputetëve të Vetëvendosjes!

Ata nuk kanë të drejtë as të mendojnë, as të shprehen dhe nuk kanë guxim as të veprojnë!”, ka thënë Ramadani.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *