Deputetët e PDK-së dhe Aleancës kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive në Kuvend

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës kanë hyrë në sallën e Kuvendit, ku kanë kërkuar vazhdimin e seancës konstituive, e cila nuk po ftohet nga kryesuesi Avni Dehari.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku në sallën e Kuvendit tha se për institucione populli ka dhënë gjak, mund dhe sakrificë. “Është dhënë gjak, është dhënë mund, është dhënë sakrificë që Kosova me pasë institucione.

Nuk guxojmë të sillemi sikur nuk është duke ndodhur asgjë”, tha Çitaku.


- Advertisement -

Po ashtu edhe bashkëpartiaki i saj, Arian Tahri tha se janë në sallë për të mbrojtur kushtetutshmërinë. “Ne jemi bashkë me deputetë të PDK-së dhe Aleancës për të bërë punën tonë, ne mandatin na e ka dhënë populli dhe jo Kurti, andaj që me qëllimin që me mbrojtë kushtetutshmërinë, deputetët e PDK-së i janë drejtuar me shkresë zyrtare kryesuesit të seancës z.Dehari në mënyrë që të vazhdohet në Kuvend seanca dhe të funksionalizohet institucioni më i lartë i vendit”, tha ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *