Deputetët e Kuvendit të Kosovës edhe sot nuk arritën të zgjedhin presidentin, duke thelluar kështu krizën institucionale dhe hapur rrugën për zgjedhje të jashtëzakonshme.
Në seancë morën pjesë vetëm deputetët e mazhorancës, pamundësuar kështu krijimin e kuorumit për votimin e presidentit të ri.
Gjatë seancës, propozimet për Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën nuk arritën konsensus politik.
Kosova vazhdon të jetë në krizë politike, me pritjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme brenda 45 ditëve.





