Deputetë të PDK-së dhe Aleancës vazhdojnë aksionin për mbrojtjen e rendit kushtetues në Kosovë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës kanë vazhduar aksionin para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke mbështetur nga përfaqësues të institucioneve lokale, asamblistë dhe aktivistë politikë nga Skenderaj e Istogu.

Të pranishmit kanë kërkuar nga mazhoranca të marrë përgjegjësinë për funksionalizimin e institucioneve dhe vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Nënkryetari i Skenderajt, Fadil Nura, tha se janë aty për të mbështetur deputetët që po mbrojnë rendin kushtetues dhe demokracinë në vend.


- Advertisement -

Kryetari i Degës së PDK-së në Istog, Ali Nimanaj, tha se kanë dalë për të mbështetur deputetët në kërkesat e tyre për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe ligjeve të Kosovës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *