Dënimi i përjetshëm për vrasjen e Miss Zvicrës: Detajet tronditëse të rastit

Një nga krimet më tronditëse të viteve të fundit në Zvicër mori këtë të mërkurë epilogun gjyqësor.

Gjykata Penale e kantonit Basel-Landschaft dënoi me burgim të përjetshëm 44-vjeçarin M.

R. për vrasjen makabre të bashkëshortes së tij, K.


- Advertisement -

J., ish-kandidate për “Miss Zvicra”, duke e shpallur fajtor.

Siç mësohet, të mërkurën, gjykata penale e Bazelit e dënoi të pandehurin me burgim të përjetshëm për vrasje dhe cenim të qetësisë së të vdekurit.

Trupi gjykues e cilësoi aktin si jashtëzakonisht brutal dhe çnjerëzor, ndërsa hodhi poshtë kategorikisht pretendimet e të akuzuarit për vetëmbrojtje.

Kryetari i gjykatës, Daniel Schmid, deklaroi gjatë shpalljes së vendimit se rasti kishte tejkaluar çdo përfytyrim normal njerëzor.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 shkurt 2024 në shtëpinë e çiftit në fshatin Binningen.

Sipas konstatimeve të gjykatës, M.

R., i cili punonte si konsulent biznesi, fillimisht e sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe më pas e mbyti.

Por ajo që ndodhi më pas ishte edhe më makabre.

Në bodrumin e banesës, ai copëtoi trupin e viktimës dhe tentoi të zhdukte gjurmët duke përdorur lëngje kimike për të shkrirë pjesët e kufomës.

Prokuroria e përshkroi aktin si një krim të kryer me gjakftohtësi ekstreme dhe pa asnjë shenjë pendese.

Gjatë procesit gjyqësor, i akuzuari pretendoi se kishte vepruar në vetëmbrojtje, duke deklaruar se bashkëshortja e kishte sulmuar me thikë dhe se mbytja kishte ndodhur aksidentalisht gjatë përleshjes.

Megjithatë, ekspertiza mjeko-ligjore rrëzoi këtë version.

Sipas ekspertëve, viktima ishte mbytur me ndihmën e një mjeti, si litar apo objekt i ngjashëm, dhe jo vetëm me forcë fizike.

Gjykata theksoi se përdorimi i një mjeti për mbytje kërkon veprim të vetëdijshëm dhe të qëllimshëm, duke përjashtuar mundësinë e një reagimi instinktiv mbrojtës. ‘Nuk ekziston asnjë tregues që mbështet tezën e vetëmbrojtjes,’ deklaroi kryetari i trupit gjykues.

Sipas hetimeve, sjellja e të dënuarit pas krimit ishte po aq tronditëse sa vetë akti.

Pasi pastroi gjurmët e gjakut dhe fshehu mbetjet mortore në bodrum, ai bëri dush dhe doli për vrap.

Gjatë vrapit, mori dy fëmijët e përbashkët, të moshës 2 dhe 4 vjeç, nga kopshti dhe doli me ta në restorant, duke u përpjekur të ruante imazhin e një jete normale.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *