Dënim me burgim të përjetshëm për shtetasin portugez për vrasjen e biznesmenit në Shëngjin

Gjykata në Lezhë ka vendosur dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin portugez, Ruben Saraiva, i cili u gjet fajtor për vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj, në një ngjarje të rëndë në prill të vitit 2023 në Shëngjin.

Saraiva akuzohet për vrasje të organizuar dhe të planifikuar, me rolin e tij vlerësuar si kyç në ekzekutimin e planit kriminal.

Prokuroria dyshon se vrasja u urdhërua për motive gjakmarrje nga Edmond Haxhia, duke përfshirë edhe katër shtetas britanikë.


- Advertisement -

Ngjarja është vijim i një konflikti të vjetër familjar me fisin Lekstakaj.

Provat dhe ekspertizat paraqitura në seancat e gjykimit faktojnë përfshirjen e Saraivës në këtë ngjarje të trishtueshme.


- Advertisement -