Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot do të dalin para gjyqit të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Seanca gjyqësore ndaj tyre do të fillojë nga ora 09:30.
Në seancën e kaluar, Prokuroria ka dyshime se krimi i rëndë ndodhi për arsye të përfitimit financiar.
Naim Murseli ka rreth 500 mijë euro borxh.
Murseli tha para gjyqit se nuk ka pasur marrëveshje për vrasjen e Liridonës.
Vrasja ndodhi në 29 nëntor të vitit 2023 në Prishtinë.





