Demokracia në Veprim reagon për përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Demokracia në Veprim (DnV) ka reaguar në lidhje me emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

DnV-ja vlerëson se KQZ-ja ende nuk është kompletuar dhe aktualisht ka 10 nga 11 anëtarët e paraparë me Kushtetutë.

Sipas DnV-së, fakti që KQZ-ja mund të funksionojë edhe me 10 anëtarë nuk mund të përdoret si arsyetim për mosplotësimin e përbërjes së saj.


- Advertisement -

Organizata i ka bërë thirrje Haxhiut që pa vonesë ta emërojë edhe anëtarin e 11-të, duke kërkuar që procesi të bëhet në përputhje me modelin e përfaqësimit të grupeve parlamentare.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *