Delegacioni i Doganës së Kosovës ka marrë pjesë në takimin e parë të Grupit të Projektit për Electronic Proof of Certificates (e-PoC), i cili organizohet nga Komisioni Evropian.
Ky takim përfaqëson hap të rëndësishëm për avancimin e projektit e-PoC për formalitetin EUR1 në kuadër të Konventës PEM.
Dogana e Kosovës ka theksuar se pret me interes vazhdimin e diskutimeve konstruktive për zbatimin e projektit në administratat pjesëmarrëse.
Shprehim mirënjohje për Komisionin Evropian dhe ekipin e Programit të Doganave për organizimin dhe koordinimin e kësaj nisme të rëndësishme.





