Synimi i autoriteteve të Kosovës për hapjen e plotë të urës kryesore mbi lumin Ibër – që lidh Mitrovicën e Jugut, të banuar me shumicë shqiptare, dhe atë të Veriut, të banuar me shumicë serbe – po rikthen debatet rreth saj, teksa paqeruajtësit ndërkombëtarë kanë nisur procesin e ‘tranzicionit gradual të pranisë’ së përhershme aty.
Qytetarë, por edhe pjesëtarë të shoqërisë civile në të dyja anët, pajtohen se ura duhet të hapet një ditë, por jo të gjithë mendojnë se tani është momenti.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





