Higjiena në shtëpi është bërë shkak i një debati me tone të ashpra mes Jonida Maliqit dhe Malbora Gurrës.
Mes konkurrenteve janë shkëmbyer disa akuza, të cilat kanë vijuar edhe gjatë spektaklit të së hënës.
Por kur u është kërkuar mendim edhe vajzave të tjera të shtëpisë, këngëtarja Soni Malaj ka deklaruar se pas çdo veprimi, referuar atyre të Malborës, duhet gjetur forma e duhur për t’ia komunikuar.
Pas kësaj, mes dy këngëtareve ka pasur një debat dhe akuza të ndërsjellta ndaj tyre.
Jonida: Në jetën reale, unë nuk do i kisha bërë kurrë me mikeshat e mia apo me persona që do kisha relata.
Përshtatja është e vështirë në një shtëpi të madhe Kafshët jetojnë në fermë, dhe njerëzit jetojnë me njerëzit.
Nëse i bashkon këto dhe thua të jetojmë si kafshët, unë nuk kafshëroj. Është e ccuditshme si degradon biseda.
Vlerësoj formën si reagohet pas konfliktit.
Individ si puna e vajzës (drejtuar Malborës) që përdor termin budallaqe tregon shumë për të.
Ne si vajza duhet të tregohemi të kujdesshme si qasemi.
Nuk kërkova opinionin tënd fare Soni.
Soni: Ma ka kërkuar Arbana dhe po e vazhdoj.
Jonida: Shyqyr të dëgjova duke folur.
Jonida: Nuk zihesh?
Po ti nuk je unë një herë.
Ti je Soni Malaj, unë Jonida Maliqi, mos u krahaso të lutem.
