Një aksident tjetër ka ndodhur para pak çastesh në Bresje të Fushë Kosovës.
Sipas pamjeve të siguruara nga Klankosova.tv, një veturë është goditur nga mbrapa nga një tjetër.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ambulanca.
Pasojat e aksidentit kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e veturave në këtë pjesë.





