Një debat i ashpër ka ndodhur pas mesnatës në mes të Rogert Sterkajt dhe Selin Bollatit.
Ka qenë banori që ka hedhur sërish akuza ndaj saj duke përfshirë babanë e saj.
Ai i thotë se përse nuk e pranon që e ka të atin në burg, gjë të cilën ia tha edhe ditë më parë. ‘Ti nuk pranon që e ke babanë në burg’, iu drejtua ai.
Selin nga ana tjetër nuk e la pa kundërpërgjigje, duke shtuar: ‘Ku do më kllaposësh, o hajdut’.
Për deklaratën e Rogertit ka folur nga jashtë edhe babai i Selin, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet.
I njëjti në një intervistë për ‘Fan Club’ theksoi se është mirë dhe se nuk ka asgjë të vërtetë në fjalët që ka thënë.





