Debatet e forta në Kuvendin e Kosovës për çmimet e naftës: Opozita kundërshton propozimet e ekzekutivit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën për një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për çmimet e naftës.

Mendimet ndryshe rreth kësaj problematike çuan në debate të forta, me dhe pa mikrofona, raporton KlanKosova.tv.

Opozita i tregoi se çka të veprojë ekzekutivit me 3 pika, që në Kuvend i solli si rezolutë në seancë të jashtëzakonshme.


- Advertisement -

Me subvencion u kërkua të ju dilet në ndihmë, bujqve, transportit publik e prodhuesve vendor.

As propozimet e as kritikat e opozitarëve nuk iu pëlqyen ekzekutivit. Çmimi i naftës u tha se po monitorohet e tejkalimet do ndëshkohen, derisa kërkesat e tri partive u pohua se janë dëshmuar të pasuksesshme, kur i provuan në qeverisjet e kaluara.

Kundërshtitë mes dy palëve, nxitën debate edhe pa mikrofon në Kuvendin e Kosovës.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *