Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj ka rikujtuar qëndrimin e tij për protestat si rrugë për të rikthyer Kosovën në binarët e shtetit demokratik.
Ai ka përmendur muajin shtator, duke shkruar në Facebook: ‘Pra, shtatori po vjen, Albin’.
Reagimi i tij vjen pas moskonstituimit të Kuvendit, ku afati kushtetues u vonua për një ditë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për një marrëveshje politike për presidentin, duke shtuar se konstituimi i Kuvendit pa këtë mund të çojë në zgjedhje të reja.
Kurti ka bërë thirrje për takime me PDK-në, LDK-në dhe Aleancën, ndërsa disa prej partive kanë refuzuar bashkëpunimin.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





