Partnerja e Phil Foden nxjerr fanellat e Anglisë në shitje pas vendimit të papritur të trajnerit

Bashkëshortja e Phil Fodenit, Rebecca Cooke, ka bërë një lëvizje të papritur duke vendosur për shitje fanellat e Anglisë në platformën Vinted, e njohur për tregtimin e veshjeve të përdorura.

Veprimi interpretohet si një reagim ndaj vendimit të trajnerit Thomas Tuchel për të mos e përfshirë Foden në skuadrën e Anglisë për Botërorin 2026.

Cooke ka vendosur në shitje fanellat e bardhë dhe të kuqe të Anglisë me një çmim prej 70 funtesh (rreth 81 euro) secila.


- Advertisement -

Fanellat ishin përshtatur nga një kompani veshjesh, e cila i kishte ngushtuar në pjesën e belit.

Partnerja e Fodenit ka nxjerrë në shitje më shumë se 100 artikuj në profilin e saj në Vinted, duke përfshirë edhe katër fanella të ngjashme të Manchester City.

Një burim tha për “The Sun”: “Ndoshta Rebecca kishte një këmbë në avion kur ajo i mori ato”.

Foden, në sezonin 2025-26, nuk pati performancën më të mirë, ndërsa Manchester City humbi për të dytin vit radhazi garen për titullin e Premier League.

Në fillim të kësaj jave, futbollisti foli edhe për vendimin për të mos u përfshirë në Botëror.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -