Daut Haradinaj Fton Qytetarët në Protestë për Ligjin e Gjykatës Speciale

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka ftuar të gjithë qytetarët që të bashkohen në shesh për protestën që ka si kërkesë miratimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ai ka theksuar se kanë mbetur edhe pak orë në dispozicion, duke e konsideruar të rëndësishëm kalimin e këtij ligji. “Ju ftoj të gjithëve në shesh që të bashkoheni me thirrjen e vetme për të gjithë deputetët që ta votojnë Ligjin për Specialen në lexim të dytë dhe në rast se shkohet në zgjedhje për dinjitetin e atyre që kanë luftuar dhe për nderin dhe respektin e luftës tonë dhe për nderin e bashkëluftëtarëve në Hagë ta kryejmë këtë detyrë.

Nuk është vonë, i kemi edhe katër orë.


- Advertisement -

Mund ta zgjedhim bashkërisht. Është çështje krejt procedurale.

T’i kthejmë bashkëluftëtarët tanë në Kosovë.”, ka thënë Haradinaj në një adresim në rrjetin social Facebook.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *