Dasma madhështore e Taylor Swift dhe Travis Kelce nuk tërhoqi vëmendje vetëm gjatë ceremonisë, por edhe pas përfundimit të festës, kur të ftuarit e famshëm u panë duke u larguar nga Madison Square Garden në orët e para të mëngjesit.
Mes emrave që u fotografuan duke lënë eventin ishin Selena Gomez, Gigi Hadid dhe Bradley Cooper.
Selena u shfaq me një fustan argjendi me shkëlqim, ndërsa Gigi u largua në shoqërinë e partnerit të saj, Bradley Cooper, i cili u pa duke mbajtur telefonin e tij, pasi pajisjet elektronike ishin konfiskuar gjatë ceremonisë për të ruajtur privatësinë e eventit.
Edhe Millie Bobby Brown, Tate McRae, Ice Spice, Gracie Abrams dhe Niecy Nash u fotografuan teksa largoheshin nga festa.
Disa prej tyre dukeshin të lodhur pas një nate të gjatë festimesh, ndërsa të tjerë shfrytëzuan momentin për të kontrolluar telefonat sapo i morën në dorë.
Ndërkohë, disa të ftuar si Tom Brady, Hugh Grant, Steven Spielberg, Jessica Alba dhe Chris Rock zgjodhën të largoheshin më herët, ndërsa emra si Fergie dhe Dita Von Teese festuan deri në orët e vona të natës.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





