Dasma në Big Brother VIP Albania 5: Mateo dhe Brikena lidhin kurorë, reagimi i fortë i ish-banorit Ilir Vrenozi

Sot (e hënë) brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, Mateo dhe Brikena, do të lidhin kurorë.

Pasi Vëllai i Madh u njoftoi se dasma do të mbahet mbrëmjen e sotme, dy banorët menjëherë nisën përgatitjen e ftesave.

Të dy shprehën dëshirën që në ceremoninë e tyre të jenë të pranishëm edhe ish-banorët e këtij edicioni.


- Advertisement -

Brikena fillimisht përmendi vetëm emrin e Kristit, por më pas shtoi se pse të mos jenë të gjithë ish-banorët.

Mateo nga ana e tij theksoi veçanërisht Gimbon, Kristin, Gretën dhe Ilirin që ai e do se s’bën.

Kjo ka nxitur reagimin e ish-banorit Ilir Vrenozi, i cili duket se u mërzit që Brikena nuk e përmendi.

Në një postim në Instagram, ai i kërkon falje Mateos që nuk e ka mbështetur dhe ‘i ka bërë zemrën mal’ me atë që ka thënë për të.

Iliri shton se nuk e priste nga Brikena që të përmendte emrin e Kristit para tij, pasi ai e ka mbështetur me shpirt nga jashtë.


- Advertisement -