Artan Behrami: Albin Kurti tenton ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit përmes ndryshimeve ligjore në Kosovë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në emisionin “DPT te Fidani” ka diskutuar për Marrëveshjen e Ohrit, duke theksuar se kryeministri Albin Kurti po përpiqet ta implementojë atë nëpërmjet ndryshimeve ligjore brenda vendit.

Ai vlerëson se Kurti ka ndryshuar strategjinë e negociatave, duke preferuar kanale të fshehta për komunikim.

Behrami shton se Kurti po shfrytëzon mënyra të ndryshme nga Trumpi apo BE-ja për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit në Kosovë.


- Advertisement -

Ai shton se politika e Kurtit ka për qëllim realizimin e Marrëveshjes së Ohrit në mënyrë efikase dhe në kohë të shkurtër.


- Advertisement -