Në afërsi të përfundimit të procesit gjyqësor në Hagë, këngëtarja Dafina Dauti ka lansuar një këngë të re, ‘Kosova po pret’, si një shenjë ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-presidentit Hashim Thaçi.
Teksti emocional i këngës dhe vargjet e saj shprehin respektin ndaj Kosovës dhe luftës për liri.
Në këtë përmbajtje, Dauti dërgon një mesazh mbështetës për UÇK-në dhe përmend edhe Hashim Thaçin, i cili së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin është nën hetim në Hagë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





