Cristiano Ronaldo ka kënaqur ndjekësit në Instagram me një foto nga garazhi i tij luksoz, ku shfaqet i rrethuar nga disa prej veturave më ekskluzive në botë.
Në imazhin e ndarë me fansat, ylli portugez shihet i ulur mbi një Ferrari të kuq, ndërsa në sfond dallohen modele të markave prestigjioze si Bugatti, Rolls-Royce dhe automjete të tjera superluksoze që janë pjesë e koleksionit të tij. ‘Lodrat e mia’, ka shkruar Ronaldo krahas fotografisë, duke iu referuar pasionit të tij të njohur për makinat luksoze.
Postimi u prit me interes të madh nga miliona ndjekës, të cilët e mbushën seksionin e komenteve me reagime dhe komplimente për koleksionin e jashtëzakonshëm të futbollistit.
Pasioni i Ronaldos për makinat është i njohur prej vitesh.
Ai zotëron një nga koleksionet më të pasura të veturave mes sportistëve në botë, me modele të rralla dhe me vlerë shumë milionëshe.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





