Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Bifurkacioni’ ka bërë të ditur se sot do të fillojë punimet për zëvendësimin e gypit të vjetër të rrjetit kryesor të ujësjellësit në rrugën ‘Lyboteni’.
Sipas njoftimit të kompanisë, gjatë ditës së nesërme mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në këtë zonë për shkak të punimeve.
KRU ‘Bifurkacioni’ synon përmirësimin e cilësisë, sigurisë dhe vazhdimësisë së furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët me zëvendësimin e rrjetit ekzistues me gyp të ri.
Kompania kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë këtyre punimeve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





