Caktuar masë paraburgimi për të dyshuarin për vrasje të rëndë në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, në Departamentin për Krime të Rënda, ka vendosur masën e paraburgimit për A.P., i cili dyshohet për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’.

Vendimi u mor pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Gjyqtari ka aprovuar kërkesën dhe ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj.


- Advertisement -

Gjykata vlerësoi se ky vendim ishte i nevojshëm për të parandaluar arratisjen e të pandehurit dhe për të mos penguar rrjedhën e procedurës penale.

Në rast të mosmarrëveshjeve, palët mund të ankohen në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *