Burg përjetë për Jeton dhe Nexhat Vllasaliun për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

Gjykata e Apelit e Kosovës ka konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm për Jeton dhe Nexhat Vllasaliun për vrasjen e rëndë të Bedri Rexhepit.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë u mbajt i pandryshuar, me të dy të akuzuarit të dënuar për veprat penale ‘Vrasje e rëndë’ dhe ‘Dëmtim i varreve apo kufomave’.

Vendimi u mbështet në prova dhe faktet e prezantuara gjatë procesit gjyqësor, duke vlerësuar se dënimi me burgim të përjetshëm është i drejtë dhe i domosdoshëm për të arritur qëllimet e drejtësisë.


- Advertisement -

Kjo vendosje e Gjykatës së Apelit e bën përfundimtare dënimin për vrasjen e Bedri Rexhepit për Jeton dhe Nexhat Vllasaliun.


- Advertisement -