Bundestagu gjerman ka miratuar zgjatjen e misionit të NATO-s KFOR në Kosovë dhe misionit të BE-së EUFOR Althea në Bosnjë dhe Hercegovinë edhe për një vit tjetër, duke vazhduar praninë ushtarake gjermane në Ballkan.
Në Kosovë, rreth 400 ushtarë gjermanë do të mbeten pjesë e misionit të NATO-s KFOR, i cili tashmë është në vitin e 27-të të tij dhe përbën dislokimin më të gjatë të Bundeswehr-it jashtë vendit.
Mediet gjermane potencojnë se ‘misioni ka për qëllim ruajtjen e stabilitetit në vend dhe parandalimin e tensioneve mes komuniteteve shqiptare dhe serbe’.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë, Bundestagu ka vendosur zgjatjen e mandatit për misionin e BE-së EUFOR Althea deri më 30 qershor 2027.
Deri në 50 ushtarë gjermanë janë të angazhuar në këtë mision, i cili mbikëqyr zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe kontribuon në ruajtjen e paqes në vend.
Situata e sigurisë në Bosnjë vazhdon të vlerësohet si e paqëndrueshme.
Burimi origjinal i informacionit: zeri.info






