Bruna Biancardi shoqëron Neymarin në ndeshjen e Brazilit, vëmendje tërheq me stailin e saj të veçantë

Edhe pse Neymar nuk luajti për Brazilin në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës kundër Marokut për shkak të një dëmtimi, vëmendjen e publikut e tërhoqi partnerja e tij, Bruna Biancardi.

Influencuesja braziliane e shoqëroi Neymarin në New York për ndeshjen e Brazilit dhe shumë shpejt u bë një nga personazhet më të komentuara.

Ajo u shfaq me një korse të veçantë me ngjyrat e Brazilit, të dizajnuar nga Umbro, të kombinuar me xhinse në ngjyrë blu dhe të verdhë, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe fotografëve.


- Advertisement -

Para fillimit të ndeshjes, Biancardi publikoi në rrjetet sociale disa fotografi nga një set fotografik, ku pozonte me vetëbesim me veshjen e saj të veçantë, të kompletuar me bizhuteri ari dhe grim elegant.

Megjithëse Neymar mungoi në fushë, ai ishte i pranishëm në stadium së bashku me Biancardin dhe fëmijët e tij për të ndjekur ndeshjen. Çifti u pa gjithashtu duke shkëmbyer një puthje pranë fushës para nisjes së takimit.

Ndeshja mes Brazilit dhe Marokut përfundoi në barazim 1-1, por në rrjetet sociale shumë tifozë po diskutonin më shumë për paraqitjen e Brunës sesa për rezultatin.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *