Bordi i SHSKUK-së ka njoftuar se do të mblidhet me dyer të mbyllura, premton transparencë.
Në këtë opinion, Departamenti Ligjor i MDAP-së është bazuar në dispozitat e Ligjit Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative.
Bordi Drejtues i SHSKUK-së respekton këtë opinion ligjor dhe njëkohësisht mbetet i përkushtuar ndaj parimeve të transparencës.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, publiku dhe mediat do të informohen rregullisht për vendimet dhe aktivitetet e Bordit.
Njëkohësisht, me qëllim të forcimit të transparencës, dialogut dhe bashkëpunimit institucional, Bordi Drejtues i SHSKUK-së, në mbledhjet e tij, do të ftojë përfaqësuesit e Odave të Profesionistëve Shëndetësorë, Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Fakultetit të Mjekësisë, si dhe Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe Opinionin Ligjor të pranuar nga MDAP.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





