Blue Ivy Carter shfaqet në koncertin e Lauryn Hill: Stili i saj i ngjan ikonës Beyoncé

Blue Ivy Carter ka bërë fjalë në një dalje familjare në koncertin e Lauryn Hill, duke u paraqitur pranë prindërve të saj, Beyonce dhe Jay-Z, si edhe ish-anëtares së Destiny’s Child, Kelly Rowland.

Me flokë kaçurrela, syze dielli vintage dhe aksesorë të artë, 14-vjeçarja u cilësua si një ‘kopje’ e nënës së saj.

Në anën tjetër, Beyonce ishte e veshur thjesht me një bluzë të gjerë me mbishkrimin ‘Hamptons’, kapelë bejsbolli dhe syze dielli, ndërsa Jay-Z iu bashkua familjes duke shijuar koncertin.


- Advertisement -

Gjatë një momenti, të tre u panë duke kënduar dhe kërcyer me hitet e Lauryn Hill.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -