Këngëtarja Dafina Zeqiri i ka dedikuar një urim partnerit të saj, Kreshnik Gjergjit, me rastin e ditëlindjes.
Përmes disa postimeve në InstaStory, artistja ndau momente të veçanta familjare, duke shprehur publikisht dashurinë dhe mirënjohjen për bashkëshortin.
Në njërën prej fotografive, ku çifti shfaqet i përqafuar, Dafina shkroi: ‘Gëzuar ditëlindjen paqes sime, shtëpisë sime, personit tim.
Faleminderit që çdo kapitull e shkruajmë bashkë.
Le ta bëjmë çdo ditëlindje edhe më të bukur.
Zemra jote meriton çdo zemër’.
Në një tjetër imazh, Kreshniku shihet duke mbajtur në krahë fëmijën e tyre, ndërsa mbi foto shkruhet: ‘Gëzuar ditëlindjen babait më të mirë në botë’.
Teksa në postimin e tretë, Dafina publikoi një moment të ëmbël ku partneri i saj dhe vogëlushi flenë së bashku, duke e shoqëruar me fjalët e thjeshta: ‘Jeta ime’.
Ata janë bashkë që disa vite ku tashmë kanë edhe një djalë të quajtur, Daskan.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





