Bisedimet diplomatike mes ShBA-së dhe Iranit në fokus në Pakistan

Delegacionet e ShBA-së dhe ato iraniane kanë shkëmbyer mesazhe me shkrim që përshkruajnë çështjet në diskutim, ndërsa përfundoi faza e parë e bisedimeve diplomatike në Pakistan, raportoi të shtunën agjencia iraniane e lajmeve ‘Fars’.

Një burim pakistanez më herët i ka thënë CNN-it se bisedimet pritet të zgjasin tërë natën, e madje deri të dielën.

Bisedimet mes ShBA-së dhe Iranit, me Pakistanin që po e luan rolin e ndërmjetësit mes tyre, po mbahen në Islamabad.


- Advertisement -

Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif dhe shefi i ushtrisë, Asim Munir, kanë qenë në dhomë, ka konfirmuar ky burim për CNN-in.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *