Beteja e Koshares ishte më shumë se përballje me Serbinë.
Ajo ishte koha kur historisë iu ndryshua drejtimi.
Thyerja e kufirit të hekurt e të padrejtë jugosllav, bëri që shqiptarët të bashkohen edhe fizikisht.
E për krejt këtë, ranë 114 dëshmorë e shumë të tjerë u plagosën, heroizmi i të cilëve, me në krye komandant Katanën, u përkujtua sot në Prishtinë.





