Big Brother VIP Kosova 4 nuk po prodhon vetëm debate dhe romanca.
Kohët e fundit, sytë e publikut janë tërhequr nga një temë krejt tjetër: misticizmi dhe ritualet e dyshuara.
Banorja Bia Khalifa ka bërë që rrjetet sociale, sidomos TikTok, të mbushet me teori dhe spekulime.
Shumë shikues besojnë se disa veprime të saj janë rituale të magjisë së zezë, të cilat mund të synojnë dëmtimin ose eliminimin e konkurrentëve të tjerë.
Një nga momentet më të diskutueshme ka lidhje me kukullën ‘Labubu’.





