Alba Pollozhani është parë duke qarë me dënesë në oborr të shtëpisë së famshme, për shkak të afrimitetit të Dolces me ish-partnerin e saj, banorin Lim Hoti.
Ajo tregon se ishte Dolce që në fillim i ka thënë të largohet nga ai, duke i bërë të kuptonte se nuk ishte personi i duhur për të. ‘Dolce e di realitetin mes meje dhe gjësë time.
Dhe ishte Dolce që më thoshte javët e para çka merresh me të, je shumë para’, u shpreh ajo.
Alba vazhdoi me kritikën ndaj Dolces: ‘Pse shkon Dolce tani ia pranon afrimitetin intim, seksual të atij se i kam parë çfarë kanë bërë.
Bie në kontradiktë me veten’.
Në anën tjetër, Limi nuk e sheh reale dashurinë e Albës në lidhje me të.





