Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se tashmë është e qartë se nuk ka vullnet politik për një marrëveshje për formimin e qeverisë, ndërsa sipas tij, mbetet e paqartë arsyeja pse Lëvizja Vetëvendosje po kërkon kohë për konstituimin e institucioneve.
Tahiri tha se Aleanca mbështet konstituimin e Kuvendit dhe të gjitha institucioneve, duke përfshirë zgjedhjen e presidentit, ndërsa theksoi se partia e tij është zotuar të japë votën për një president konsensual. ‘Në një momentin që është bukur i qartë edhe në aspektin politik, mirëpo edhe në aspektin kushtetues dhe ligjor, tanimë po dihet, është shpërfaq.
Arsyeja pse?
Arsyeja është koha, ne nuk e dimë se për çka po i nevojitet koha.
E dimë që marrëveshje politike që do të themelonte një qeveri nuk ka vullnet asnjë partie, deklarime të sakta të partive opozitare që nuk kanë interes me pas marrëveshje politike për qeveri, përderisa pozicionet për president janë po ashtu bukur të qarta.
Edhe neve e ripërsëris: Aleanca e mbështet konstituimin jo vetëm të Kuvendit, por të gjitha institucioneve, duke përfshirë presidentin,’ tha ai.
Tahiri tha se Aleanca është partia e parë që është deklaruar e gatshme ta japë votën për një president konsensual, duke e cilësuar këtë si një hap përpara në tejkalimin e situatës institucionale. ‘Aleanca është zotue si partia e parë që është e gatshme, që vota në Kuvend t’i ofrojë për një president konsensual, tanimë që është po ashtu një dakordim i gjerë politik, duke përfshirë edhe vendvendosjen.
Ky është një hap përpara,’ tha ai.
Sipas Tahirit, problemi qëndron te strategjia e ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje, për të cilën tha se ka të bëjë me kohën dhe një presion për një qëllim që, sipas tij, nuk është i qartë. ‘Atëherë, çka është problemi?
Problemi qëndron që strategjia që është duke e ndjekur sot Lëvizja Vetëvendosje ka të bëjë me kohën dhe me presionin për diçka tjetër që ne nuk po e dimë çka është.
Për shkak se po të ishte interesi për ta zgjedhur presidentin, respektivisht për t’i bërë hapat për t’u konstituuar Kuvendi i Republikës së Kosovës, kjo do të ndodhte.
Për shkak se ne jemi dakorduar që ka vullnet me i konstituuar Kuvendin pa transaksion politik,’ tha ai.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





