Në emisionin RUBIKON në KlanKosova, sot do të ketë një intervistë me ish-shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Do të diskutohet për zhvillimet politike të fundit, garën zgjedhore dhe prapaskenat e seancës ku synohej të votonte kandidatja e Albin Kurtit për president.
AAK-ja, sipas tij, pret shumë nga ky proces zgjedhor dhe do të shohim kush është kandidati më i përshtatshëm për kryeministër. Çfarë ishte plani i tyre për ndalimin e seancës dhe dërgimi i Forcave Speciale në Skenderaj?
Në intervistë do të gjeni përgjigjet për këto dhe çështje të tjera politike.





