Pacientët ankojnë për kushte të rënda në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK

Në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pacientët përveç sëmundjeve, po pretendojnë se po përballen me kushte të rënda në këtë repart.

Një pacient, në kushte anonimiteti, ka dërguar fotografi në redaksinë e KlanKosova.tv për të ilustruar këto pretendime që thuhet se janë në Gjysmë-Intensiven e Kardiologjisë.

Ky pacientë u ankua edhe për zhurmë konstante e pluhur si pasojë e punimeve renovuese në këtë repart, si dhe me mungesë të stafit mjekësor.


- Advertisement -

E KlanKosova.tv ka kontaktuar drejtorin e Klinikës së Kardiologjisë, Faik Shatri, i cili konfirmoi që për shkak të punimeve ndërtimore, pacientët në periudha të ndryshme kohore mund të përballen me zhurmë. “Stafi është ai që është, ndërsa për punime është duke u punuar në një pjesë të izoluar. Është ish-gjysmë-intenziva, është e mbyllur, punohet nga jashtë, nuk besoj që ka pluhur, përveç që ka zhurmë kohë pas kohe”, tha Shatri për KlanKosova.tv.

Pacienti në fjalë është ankuar edhe për sjelljet e stafit të sigurimit, teksa ka thënë se mjekët dhe infermierët kanë qenë me sjellje korrekte.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *