Besnik Tahiri kërkon masa urgjente për të luftuar rritjen e çmimit të karburanteve në Kosovë

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Besnik Tahiri ka paraqitur një kërkesë në Ministrinë e Tregtisë për të marre masa urgjente në përballim të situatës ekonomike në vend pas rritjes së shpejt të çmimit të karburanteve.

Në kërkesë sugjerohen katër masa urgjente për të evituar pasojat ekonomike, ndërsa ekspertët e ekonomisë kanë rekomanduar heqjen e aksizës së naftës dhe uljen e TVSH-së.

Në krahun tjetër, vende si Greqia dhe Kroacia kanë prezantuar pako të masave ekonomike me subvencione për të ndihmuar qytetarët në përballimin e shtrenjtimit të çmimeve si pasojë e konfliktit të fundit mes Iranit, Izraelit dhe SHBA.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *