Grupi parlamentar i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës ka paraqitur kërkesën në Ministrinë e Tregtisë për marrjen e masave urgjente për të luftuar situatën ekonomike pas rritjes së shpejtë të çmimit të karburanteve.
AAK kërkon lirimin e menjëhershëm të së paku 50% nga TVSH për derivatet dhe heqjen e përkohshme të akcizës për naftën, si dhe krijimin e një taskforce të përbashkët për të menaxhuar situatën.
Greqia dhe Kroacia kanë prezantuar pako të masave ekonomike për të ndihmuar qytetarët në përballimin e shtrenjtimit të çmimeve si pasojë e konfliktit të fundit mes Iranit, Izraelit dhe SHBA.





