Besnik Qaka ka qenë së fundmi i ftuar në ‘Kampionët e Botës’ me Marina Vjollcës.
Duke qenë se vetëm pak ditë më parë këndoi në dasmën e Dua Lipës, ai është pyetur më shumë rreth kësaj pjese. ‘Besniku ka kënduar për një orë në dasmën e Dua Lipës, të gjithë artistët botëror që kanë qenë aty kanë kënduar e kanë kërcyer këngët shqiptare nga zëri yt i mrekullueshëm, Besnik super komplimente.
Si ishte ndjesia,’ iu drejtua prezantuesja e programit. ‘Super, jemi kënaqur, e kemi shijuar ka qenë një dasmë gjigante kemi performuar para gjithë njerëzve eminentë që i kemi pasur aty,’ tha ai.
I ftuar special për të kënduar ishte këngëtari Sinan Vllasaliu, i cili u aksidentua me motor vetëm pak ditë para ceremonisë.
Kjo bëri që të kryente një ndërhyrje, ndërsa po vazhdon me rikuperimin.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com






