Benjamin Netanyahu urdhëron zënien e mëtejshme të territorit të Gazës

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se e ka urdhëruar ushtrinë e shtetit të tij që ta marrë mbi 70 për qind të territorit të Gazës.

Ai ka deklaruar se Izraeli po e forcon kontrollin mbi Hamasin. “Ne tani jemi në 60 për qind të territorit të Rripit të Gazës.

Ishim në 50 për qind, lëvizëm në 60.


- Advertisement -

Urdhri im është që të lëvizim – hap pas hapi – drejt 70-shit.

Të fillojmë aty”, ka thënë ai gjatë një interviste në një konferencë në Bregun Perëndimor.

Derisa ai fliste, audienca i bënte thirrje që ta marrë të gjithë territorin e Gazës.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *