Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova, ka folur së fundmi për jetën e saj personale dhe profesionale, duke zbuluar edhe arsyen pse shpesh shfaqet e shoqëruar nga një bodyguard.
E ftuar në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio, modelja theksoi se prania e një truproje pranë saj nuk është për siguri, por për qejf. ‘Nuk mund të them se jam e rrezikuar, se po marr shumë dashuri, por thjesht pse mos me i pas mbas vetes për çdo gjë.
Nuk është risi për mua, zakonisht i marr, kam njerëzit e mi’, deklaroi Benita.
Edhe pse prania e bodyguardit mund të krijojë një imazh më ‘showgirl’, ajo shton se ‘qejfet e mia nuk i prish për askënd’.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




