KFOR-i organizon stërvitje të suksesshme në Poligonin e Ushtrisë Voloire në Pejë

KFOR-i ka njoftuar se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim (RC-W), kanë marrë pjesë në një stërvitje me qitje të vërteta në Poligonin e Ushtrisë Voloire, pranë Kampit ‘Villaggio Italia’ në Pejë.

Stërvitja synonte të nxiste shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave më të mira, duke rritur ndërveprimin midis njësive pjesëmarrëse.

Përmes aktiviteteve të tilla, personeli i KFOR-it ruan një nivel të lartë gatishmërie operacionale dhe ndërgjegjësimi për situatën, duke demonstruar angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thotë KFOR-i në njoftim.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *