Bella Hadid shfaq stilin e saj të karakteristik në pushimet luksoze në Saint-Tropez

Bella Hadid ka ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet e saj në jug të Francës, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjet elegante dhe atmosferën relaksuese të udhëtimit me mikeshat.

Supermodelja 29-vjeçare publikoi në Instagram një seri fotografish nga Saint-Tropez, ku shfaqet duke shijuar diellin, detin dhe kohën e lirë në një jaht luksoz.

Në imazhe, Bella pozon me disa kombinime verore, duke reflektuar stilin e saj karakteristik, shkruan DailyMail.


- Advertisement -

Krahas fotografive, ajo ndau edhe një mesazh ku tregoi sa shumë e kishte shijuar këtë eksperiencë, duke shkruar: “Kafetë e mëngjesit para punës nuk do të jenë më njësoj që nga tani e tutje”.

Gjatë qëndrimit në Rivierën Franceze, modelja u pa duke kaluar kohë me miqtë dhe familjarët, përfshirë edhe vëllain e saj, Anwar Hadid.

Ajo shijoi aktivitete të ndryshme në det, mes tyre edhe një xhiro me jet ski përgjatë bregdetit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *