Bedri Hamza takon ambasadorin gjerman për zhvillimet politike në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pritur të martën në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, krizën institucionale dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova.

Sipas njoftimit të PDK-së, në takim është diskutuar për nevojën e konstituimit sa më të shpejtë të Kuvendit, respektimin e rendit kushtetues dhe sundimin e ligjit, si dhe për zhvillimin ekonomik dhe avancimin e proceseve integruese të Kosovës.

Hamza ka theksuar se funksionimi i shtetit dhe respektimi i Kushtetutës nuk mund të varen nga vullneti politik i një partie apo individi. “Funksionimi i shtetit dhe respektimi i Kushtetutës nuk mund të jenë çështje të vullnetit politik të një partie apo të një individi, por janë detyrim institucional dhe themel i demokracisë”, ka thënë Hamza.


- Advertisement -

Kreu i PDK-së ka shprehur gjithashtu shqetësimin për, siç e ka cilësuar, precedentin e krijuar nga refuzimi i partisë së parë në zgjedhje për të vepruar në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Hamza ka rikonfirmuar se PDK-ja do të përdorë të gjitha mjetet demokratike dhe institucionale për mbrojtjen e Kushtetutës, institucioneve të Republikës dhe interesit të qytetarëve.

Ai ka thënë se PDK-ja mbetet e përkushtuar për një Kosovë demokratike, funksionale dhe ekonomikisht të zhvilluar, si dhe për integrimin e saj në strukturat euroatlantike dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët strategjikë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *