Bedri Hamza shpreh ngushëllimet për familjen Berisha pas tragjedisë në Malishevë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Berisha, pas tragjedisë së rëndë në Malishevë, ku si pasojë e një zjarri në banesë kanë humbur jetën babai dhe dy fëmijët. ‘Me dhembje të thellë mora lajmin për këtë tragjedi të rëndë që ka goditur familjen Berisha.

Humbja e babait dhe dy fëmijëve është një dhimbje e madhe dhe e papërshkrueshme për çdo familje dhe për mbarë shoqërinë tonë.

Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Berisha, të afërmit dhe miqtë e tyre.


- Advertisement -

Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë,’ ka theksuar Hamza, transmeton KlanKosova.tv.

Tragjedia në Malishevë: Babai me fëmijët dyshohet se ishin në gjumë kur shpërtheu zjarri


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *