Bedri Hamza nderon dëshmorët dhe heronjtë e luftës në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka kujtuar 27-vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë.

Si çdo vit, edhe këtë herë, Hamza nderoi heronjtë, dëshmorët dhe martirët e luftës, dhe njëkohësisht i falënderoi të gjithë ata që qëndruan në anën e së vërtetës.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se bombardimet e NATO-s u koordinuan edhe me UÇK-në, me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët e tyre, aleatët tokësorë të NATO-s.


- Advertisement -

Ai shtoi se mirënjohja e Kosovës për NATO-n është e përjetshme, sepse, sipas tij, ato ditë vendosën fatin e vendit dhe ishin vendimtare në rrugën drejt lirisë. “Nga 24 marsi 1999 deri te sfidat e sotme, rruga jonë mbetet e njëjtë: në anën e së vërtetës.

Ne nuk harrojmë.

Ne nderojmë.

Dhe mbi të gjitha, vazhdojmë ta mbrojmë lirinë që u fitua me shumë sakrificë!

NATO, faleminderit përjetësisht!”, ka shkruar i pari i PDK-së.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *