Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se biletat për ndeshjen e Kosovës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikimit për Kupën e Botës 2026 janë në shitje.
Dardanët do të ballafaqohen me Sllovakinë në ndeshjen e parë kualifikuese të play-offit, ndërsa në rast fitoreje, do të përballeshin me fituesin e ndeshjes Turqi-Rumani në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Në skenarin tjetër, nëse Kosova humbet kundër Sllovakisë, ndeshja në stadium do të zhvillohet me humbësin e duelit Turqi-Rumani.





